Ruçi për opozitën: Këshilloj të luftojnë brenda sistemit, jo jashtë

schedule14:28 - 4 Shtator, 2018

schedule 14:28 - 4 Shtator, 2018

Nuk ka të njëjtën shpejtësi veprimi mazhoranca për të votuar ligjin për Teatrin. Dekretin e presidentit e shtynë për në 20 Shtator. Kryetari i Kuvendit e shpjegon si përgjegjshmëri të deputetëve.

“Siç ju thashë jam këtu për të bërë detyrën e kryetarit të Kuvendit dhe që çdo kryetari tëKuvendit nuk do t’i interesonte dhe nuk do ta vlerësonte që një projektligj, një vendim dhe aq më tepër një dekret i presidentit të shkrepej pa u vënë në sy”, tha Ruçi.

Nuk pranon të thotë se cila do të jetë vota e tij.

“Është e vërtetë që unë i përkas mazhorancës dhe që unë i përkas mazhorancës, por nga ai moment që zgjidhem unë do të jem kryetari i Kubvendit të Shqipërisë. Sigurisht që  kam të drejtë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë të jap mendimin dhe votën time. Le të presim datën përkatëse të seaancëës së parlamentit”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Në pozicionin e kryetarit të Kuvendit nuk pranon të komentojë deklaratat e fundit të opozitës, por si një politikan i vjetër e ka një këshillë për ta.

“Më falni nga mungesa e modestisë nga përvoja ime e gjatë në politikë. I kam provuar të dyja dhe kur kam qenë deputet i thjeshtë në qeveri apo opozitë luftën politike brenda apo jashtë sistemit. Të dyja janë demokratike edhe kushtëzimi edhe bojkoti edhe djegia e mandateve nuk ka nndodhur ndonjëherë. Megjithatë ka gjithmonë një herë të parë. Por më rezulton se si termi kushtëzim apo bojkot të parlamentit edhe termin që të djegim mandatet kanë qenë të diskutuara edhe nga opozita e dikusrshme ku unë isha përfaqësues, por më rezulton që efektiviteti i një opozite është lufta brenda sistemit dhe jo jashtë sistemit. Ky është gjykim dhe vlerësim për çdo forcë politike që unë e respektoj”, tha ai.

Pasi i bëri një bilanc punës së Kuvendit në sesionin që lanë pas, kryetari i Kuvendit përsëriti thirrjen që të lihet mënjanë lufta elektorale, pasi ylli polar për deputetët shqiptarë duhet të jetë hapja e negociatave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!