Ruçi për deputetët në konflikt i interesi: Të largohen vetë

schedule16:50 - 6 Nëntor, 2018

schedule 16:50 - 6 Nëntor, 2018

Nuk duhet të zgjidhen deputetë që janë në konflikt interesi të cilët më shumë dëmtojnë në vendimmarrje se sa kontribuojnë. Në simpoziumin me temë “Konflikti i Interesit”, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi i ka bërë thirrje që të largohen vetë ata deputetë që nuk plotësojnë dot standardet e ndershmërisë.

Konflikeve të interesit është vështirë ti shmangen të tre pushtetet por Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë ndër më të kujdesshmit, sepse harton ligjet që zbatojnë ekzekutivi dhe gjyqësori.

Është ky shqetësimi i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi i shprehur në simpoziumin me të njëjtën temë.

“Ne duhet të jemi deputetë të ndershëm. Por nëse dikush nuk mund të përballojë dot standardet e ndershmërisë, atëherë le të zgjedhë të mbetet i ndershëm, pa qenë deputet. Kush nuk duron të nxehtët, të mos rrijë në kuzhinë! Tashmë është momenti të konkretizojmë veprimet tona, të marrim masat e duhura, për të qenë me transparent me publikun dhe në funksion e interes të qytetarëve”.

Këtë patën në vëmendje deputetët kur hartuan dhe miratuan kodin e etikës së deputetëve tha kryeparlamentri Ruçi i cili rikujtoi vijën e kuqe midis fyerjeve dhe metaforave.

Organizator i këtij simpoziumi krahas kuvendit të Shqipërisë është edhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave të mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!