Ruçi me Xhaferrin: Të miratohet sa më shpejt ligji për gjuhën shqipe

schedule11:07 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 11:07 - 20 Dhjetor, 2017

Bashkëpunimi ekonomik, nisma për ligjin e gjuhës shqipe dhe mbështetja për anëtarësimin në strukturat euroatlantike ishin në fokus të bisedës së kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi me homologun maqedonas Talat Xhaferri.

Në konferencën e përbashkët për shtyp kreu i kuvendit shqiptar tha se ndau të njëjtin vizion që Shqipëria dhe Maqedonia duhet të anëtarësohen në organizmat euroatlantike.

Shpreha angazhimin tonë për të çuar marrëdhëniet tona dypalëshe Ndamë të njëtin vizion se Shqipëria dhe Maqedoni duhet të anëtarësohen në organizmat euroatlantike. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Shpreha kënaqësinë për rolin konstruktiv të aktorëve shqiptarë në këtë proces, si dhe besnikërinë e popullit shqiptar në Maqedoni brenda interesave të vendit dhe interesave të tyre”- u shpreh Ruçi.

Kreu i Kuvendit theksoi se kërkon  nga Maqedonia, krahas ngritjes së komitetit të përbashkët për bashkëpunimin ekonomik, sa më shpejt të miratuar ligjin për gjuhën shqipe.

“Ngritje e komitet të përbahskët për bashkëpunimin ekonomik, nisma për ligjin e gjuhëve dhe asaj shipe ta shohim sa më shpejt të miratuar, ramë dakort të mbështesim ndërtimin e linjës 400 kilovolt, projektin e zgjatimin të rrugës së Arbrit, të korridorit Tetë Elbasan-Shkup. Vlerësuam përpjekjet e bëra. Ramë dakord për adresimin e çështjeve të mbetura pezull të mëparshme, si ai i adresimit të ujërave dhe ndikimit të tyre në mjedis, si edhe i qarkullimit të mallrave dhe njerëzve dhe ramë dakort që rikthimi i pikës doganore të Qafë Thanës të jetë pikë e përbashkët që t’u vijë në ndihmë maqedonasve dhe shqiptare dhe hapjen e linjës së trageteve Oher- Shën Naun gjatë verës, si edhe njohjen e çertifikimit të produkteve bujqësore e blegtorale” –theksoi Ruçi./abcnews.al

vijon…

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!