Ruçi me studentët kosovarë: Efektet e reformës kanë filluar

schedule15:07 - 10 Mars, 2018

schedule 15:07 - 10 Mars, 2018

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur në mjediset e parlamentit ku mbahen seancat plenare, një grup studentësh nga Unviersiteti “Haxhi Zeka” në Pejë. Përfaqësues të unionit studentor me të njëjtin emër, u njohën me mënyrën si funksionon parlamentarizmi në Shqipëri. Më pas studentët shtruan pyetjet e tyre, ku spikatën ato lidhur me reformën në drejtësi. Kreu i Kuvendit u ka thënë studentëve se arritjet e para të  kësaj reforme tashmë kanë mbërritur. Tre janë efektet kryesore sipas Gramoz Ruçit të ardhura nga ndryshimet kushtetuese të miratuara me consensus parlamentar. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, sipas Ruçit, kanë nisur të pyesin veten nëse janë të tillë apo jo. 17 prej tyre kanë refuzuar ti nënshtrohen procesit të vettingut duke iu larguar kështu për 15 vjet sistemit të drejtësisë dhe efekti i tretë është ai që pritet ende nga organet e vettingut.

Studentët e pyetën Gramoz Ruçin edhe mbi çështjet e ndihmës ekonomike në vend, për të cilin Gramoz Ruçi u ka referuar mocionin me debat të së enjtes së 15 marsit dhe ligjin për strehimin social. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!