‘Rubio sekretar shteti, lajm i keq për Berishën dhe PD’, Sefa: Amerikanët, fokus në reformën në drejtësi dhe interesat në rajon

schedule20:45 - 29 Maj, 2025

schedule 20:45 - 29 Maj, 2025

Analisti Indrit Sefa tha se Rama ka zbritje në rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ndërkohë theksoi se 83 mandatet e Ramës duhen analizuar. Sipas tij, ardhja e Rubios ishte një lajm i keq për Berishën dhe PD, ndërkohë fokusi i amerikanëve lidhet me drejtësinë dhe garantimin e interesave në rajon.

“Rama po ta shohësh në numra, ka zbritje në numrat e tij, ka 30 000 vota. Tha ne kemi votat tona, kur vjen tjetri dhe thotë kam votat e mia dhe nga 73 vajti në 83, çfarë ka ndodhur. Ose ke bërë ndonjë marifet elektoral me Kodin Zgjedhor ku doli ambasadori dhe tha që do bëjmë reformë.

Ishte më i rëndë Gonzato sot, unë mendoj që SHBA me reagimin që dhanë të martën e mbyllën kapitullin e zgjedhjeve. Projektet e tyre lidhen me reformën në drejtësi dhe garantimin e interesave në rajon.

Në lidhje me Non Grata, kur u zgjodh Rubio për mua ishte lajm i keq për Berishën dhe PD. Fakti që Rubio është një personazh që ka tërë jetën në senat dhe një nominim që mori 100 për qind të votave të senatit.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!