Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rubio: Është në interes të G7-ës të ndihmojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

schedule23:05 - 26 Mars, 2026

schedule 23:05 - 26 Mars, 2026

Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio tha se është në interesin e G7 që të ndihmojnë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke shprehur njëkohësisht zhgënjimin e Uashingtonit ndaj tyre.

“Është në interesin e tyre më të mirë të ndihmojnë”, u shpreh Rubio, kur u pyet mbi këtë çështje, pak para nisjes së tij për në France.

Në Francë, pritet të zhvillojë takime me homologët e vendeve të G7, në kuadër të diskutimeve për zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe sigurinë globale.



Ky udhëtim shënon vizitën e parë jashtë vendit të Rubios që nga sulmi i përbashkët i SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Rubio foli gjithashtu për “përparim” në negociatat me Iranin, por refuzoi të bënte jepte një përgjigje të saktë.

Gjermania, Kanadaja, Britania, Franca, Italia dhe Japonia e kishin bërë të qartë më parë se donin një zgjidhje diplomatike për luftën, e cila ka implikime ekonomike globale dhe praktikisht është mbyllur nga Teherani për rreth një muaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!