Rrugorja e Shkodrës me “dorë të hekurt”, mbi 700 gjoba për shkelje masash

schedule13:36 - 16 Gusht, 2024

schedule 13:36 - 16 Gusht, 2024

Policia Rrugore e Shkodrës ka vendosur mbi 700 masa administrative për shkelje të ndryshme, nga parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe deri te parkimi i gabuar.

Sakaq, janë proceduar penalisht 12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur & pa leje drejtimi si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Shkodres, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun.

Gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve në akset rrugore kryesore të Shkodrës dhe të zonave bregdetare është në kulmin e tij, Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin. Me patrullime të shtuara dhe përdorim të teknologjisë së avancuar, fokuset kanë qenë rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.

Gjatë 10 ditëve të fundit, në Qarkun Shkodër janë proçeduar penalisht 12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur & pa leje drejtimi si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.

Janë vendosur 717  masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:

  • 262 për parakalime të gabuara ?;
  • 30 për mosvendosjen e rripit të sigurimit ?
  • 19 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit ??;
  • 27 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse ?;
  • 18 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit ??;
  • 16 për mungesë të polices se sigurimit  ⚠️;
  • 78 për parkim të gabuar ??️;
  • 320 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor ⚠️.

Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, dhe të moderoni shpejtësinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!