Nga Mick Krever, CNN
Kur kryeministri britanik, Boris Johnson, vizitoi të enjten qytetin e Orkney, një arkipelag në brigjet veriore të Skocisë, deklaroi se udhëtimi i tij vërtetoi edhe një herë përkushtimin e tij për një komb të bashkuar.
“Unioni është një organ i fuqishëm, pasi e ndihmon vendin në të mirë dhe në të keqe”, tha ai.
“Mendoj që njerëzit dëshirojnë që të bashkohemi më shumë se kurrë më parë, dhe këtë gjë do të përpiqemi ta realizojmë”, u shpreh Johnson.
Së bashku ndoshta, por jo me udhëheqësin e Skocisë, raporton abcnews.al
Për sa i përket udhëtimit të tij të parë në Skoci këtë vit, Johnson u ndal tek një grup ishujsh të cilat gjenden rreth qindra milje nga baza e fuqisë politike skoceze në Edinburgh; por ai nuk u takua me Ministren e Parë të vendit, Nicola Sturgeon.
Megjithëse Skocia ka “vuajtur” shumë nga COVID-19, popullariteti i Sturgeon është rritur, pasi ajo ka drejtuar një qasje më të kujdesshme për sa i përket pandemisë, ndryshe nga homologët e saj anglezë.
Qasje ndryshe
Një nga mësimet e shumta nga pandemia në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë edhe stili i qeverisjes nga liderët politikë të vendit. Shumë kohë para se Johnson të infektohej me COVID-19, ai u tha gazetarëve se kishte vizituar kohëve të fundit një spital.
“Unë mendoj se aty trajtoheshin pacientë me koronavirus, dhe ia shtrëngova duart të gjithëve”, deklaroi ai.
Ai u kundërshtua nga të gjithë për sa i përket këshillave për rihapjen gjithashtu ai u kishte thënë britanikëve më 10 maj se punonjësit që nuk mund të punojnë nga shtëpia, mund të shkojnë në punë, por duhet të tregohen të kujdesshëm.
Sturgeon nga ana tjetër deklaroi:

“Unë nuk e di se çfarë do të thotë të qëndrojmë vigjilentë”, duke shtuar se i kishte kërkuar qeverisë britanike që të mos e vendosë atë parullë në Skoci.
Kur qeveria e Johnson futi rregulla të reja për lejimin e vizitave në vende të caktuara, dhe se ata nuk do të kishin nevojë për izolimin 14 ditor, Sturgeon nuk e aplikoi këtë metodë.
Një fushë tjetër e qasjes së pandemisë ishte edhe çështja e maskave, Sturgeon i bëri ato të detyrueshme në dyqane dy javë para se Downing Street të merrte vendimin e njëjtë për qytetarët anglezë, raporton abcnews.al
Përceptimi i pushtetit
Për të huajt, ndarja e pushtetit në vend mund të jetë konfuze. Johnson është kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, por duke filluar nga fundi i viteve 90-ta, shumë vendime filluan të merren nga qeveritë lokale.
Shumë vendime në lidhje më shëndetësinë, arsimin dhe transportin në vendet e Skocisë, Uellsit, dhe të Irlandës Veriore nuk merren nga Londra, por nga kryeqytetet e tyre.
Madje nuk duhet të jetë çudi nëse ndonjë ligj nga DOWning Street është i vlefshëm vetëm në Angli.

“Londra është gjithmonë e çoroditur, qyteti duket sikur ndërron mendjen gjatë gjithë kohës”, tha Karen Miele nga Edinburgh.
Andrews MacDonald nga qyteti i Linlithgow, tha se pikëpamja e tij për Sturgeon përfundimisht ishte rritur gjatë rrjedhës së pandemisë.
“Unë mendoj se Nicola ka bërë gjënë e duhur në përpjekje për të anashkaluar politizimin e pandemisë, pasi ndoqi këshillat shkencore”, u shpreh ai.
Përkundër qasjes që ndoqi kundër Covid, rezultatet deri tani nuk kanë qenë edhe aq të ndryshe. Në fakt shkalla e vdekshmërisë në Skoci ka qenë shumë pak më e ulët sesa në Angli.

Nxitja për pavarësi
Shqetësimi i Sturgeon qëndron nëse ajo do të fitojë mbështetje politike nga populli për kauzën ndaj pavarësisë skoceze.
Hera e fundit skocezet që votuan kundër pavarësisë ishte në vitin 2014. Kanë ndryshuar shumë gjëra që atëherë. Në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2015 Partia Kombëtare Skoceze fitoi 56 vende në parlament në krahasim me herën e fundit kur fituan vetëm vetëm gjashtë. Skocezët në atë kohë votuan kundër Brexit në vitin 2016.
John Curtice nga Universiteti i Strathclyde, tha për BBC të enjten se mbështetja rreth pavarësisë është rritur brenda një viti, raportona abcnews.al
Këtu qëndron edhe problemi i Johnson, pasi ai shpresonte që duke vizituar Skocinë do të fitonte mbështetje për bashkim të plotë mes dy shteteve.
Në përgjithësi kryeministrat konservatorë historikisht nuk pranuan mbështetje të madhe nga Skocia, ndërsa Sturgeon shkroi se në Twitter se vizita e Johnson nuk i bëri asaj asnjë dëm. Ndërkohë, Partia Kombëtare Skoceze (SNP), premtoi një referendum të ri mbi pavarësinë para zgjedhjeve parlamentare skoceze. Dhe kjo tani është vënë në pritje për shkak të pandemisë.
Për anëtarët e parlamentit të SNP-s, si Tommy Sheppard, i cili përfaqëson Edinburgh East, është vetëm çështje kohe.
“Sa herë që shkel këmba e Johnson në Skoci, përkrahja për pavarësinë rritet edhe më shumë”, tha Sheppard.
Menaxhimi i pandemisë ka ndikuar te qytetarët pasi të njëjtit kanë filluar ta shohin situatën me një sy skeptik. Ata kanë arritur të kuptojnë dallimet midis Skocisë dhe Anglisë.
“Ata janë të vetëdijshëm dhe ndoshta e mbështesin idenë e Skocisë së pavarur”, tha Sheppard./abcnews.al

