“Sa herë bëhen votime thonë do ta bëjmë pastaj asgjë. Derë kur ka votime na i gjejnë. Pastaj harrohet. Të mbyllin derën kush shkon e ankohesh!”
Asfalti është shkatërruar dhe gropat vetëm thellohen. Kjo është gjendja e rrugëve të një prej lagjeve më të vjetra të Vlorës. Kjo është lagja Kushtrimi e lënë në harresë pothuajse 30 vite. Rruga nuk ka pësuar ndryshime me përjashtim të ndërhyrjeve që kanë bërë vetë banorët.
Përgjatë të gjitha viteve të pluralizmit në këto rrugë nuk është investuar.
“Asnjëherë s’ka ndryshuar ç’kemi bërë vetë. Që nga vitet ‘90 asgjë s’kanë bërë.”
“Rruga është për ibret, copë-copë. Të kesh hall natën nuk del dot. Këtu ka qenë kjo lagje pa asnjë asfaltim.”
“Dukemi si zonë informale në një kohë që ndodhemi brenda Vlorës . Vetëm pastrojnë hedhin pa rërë dhe asgjë,” thotë një banore.
Në këtë zonë banojnë rreth 250 familje të cilët hasin probleme për të qarkulluar si në këmbë ashtu dhe kur lëvizin me automjete për shkak të gropave të mëdha dhe të thella. sb/abcnews.al/