Rruga ku u vra merr emrin e Klodian Rashës

schedule19:19 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 19:19 - 23 Dhjetor, 2020

Rruga ku i riu u ekzekutua në datë 8 dhjetor në Tiranë, pranë shtëpisë merr emrin e tij, Klodian Rasha. Vendimi u miratua në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës pak ditë më parë, ndërsa sot është vendosur tabela me emrin e rrugës.

Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj që e njoftoi pak ditë më parë që një gjë të tillë ia kishte kërkuar i ati i 25-vjeçarit, Qazim Rasha gjatë vizitës për ngushëllim pas ngjarjes së rëndë.

Klodian Rasha u ekzekutua nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili ndodhet pas hekurave për ngjarjen e rëndë, që pasoi me protesta të shumta dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt.