Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, shkoi në vendin ku një masiv shkëmbor ka bllokuar keq rrugën Elbasan-Tiranë. Qendro nuk dha afat se kur do të hapet segmenti, dhe pse po punohet për një alternativë të mundshme.
Masivi shkëmbor që po mban të bllokuar rrugën Elbasan-Tiranë duket sikur nuk është i vetmi rrezik.
Gjeologët kane vërejtur se bëhet fjalë për një segment 2 km të gjatë me probleme për shkak të përbërjes së tokës.
Në vendin e ngjarjes shikohet mobilizim i policisë e autoritetit rrugor dhe instancave të tjera përgjegjëse. Po mendohet për një zgjidhje provizore dhe për rifillim të qarkullimit me anë të një baipasi. Por kjo ende nuk është e garantuar sepse specialistët ndodhen në fazën e studimit.
Drejtori i Autoritet Rrugor Shqiptar Afrim Qendro u shpreh se situata është nën monitorim.Janë marrë masat për për të shmangur ujërat që stimulojnë rrëshqitjen. Nga ana tjetër, qarkullimi i automjeteve vazhdon me një sens.
Kreu i këtij autoriteti nënvizon se po merren masa për zgjidhen përfundimtare. Aktualisht po mendohet edhe për një baipas për të rifilluar qarkullimin. Po bashkëpunohet me mirëmbatjen dhe policinë nëse arrihet qarkullimi apo do të mbesë në këtë gjendje pra duke i devijuar automjetet nga rruga e vjetër e Kërrabës dhe nga Durrësi.
Sa i përket rrezikut të një shtylle të tensionit të lartë që ndodhet në majën e malit prfaqësues OST garantojne se ajo po monitorohet .
Lidhur me përgjegjësitë mbi ngjarjen, ato do të dalin vetëm pas studimit të zonës. Kurse për fondet e mirëmbajtjes, kreu i ARRSH tha se nuk ka abuzim financiar. Por nuk dihet akoma se kur rruga do të jetë gati, e sigurtë për tu qarkulluar. Aktualisht lëvizja po bëhet nga Krraba, rruga e vjetër Elbasan –Tiranë./abcnews.al