Rruga e kombit/Pas 9 vitesh nisin punimet për dublimin e urave

schedule13:33 - 27 Nëntor, 2017

schedule 13:33 - 27 Nëntor, 2017

Më në fund në Rrugën e Kombit kanë nisur punimet për dublimin e urave. Vitet e fundit rruga ka marrë pamje të mjerueshme për shkak të mungesë së investimit në të.

Prej nëntë vitesh të gjithë ata që kanë përshkuar Rrugën e Kombit janë përballur me nisje punimesh për dublimin e urave e ndërprerje të tyre vit pas viti.

Por ato rinisën edhe njëherë e me fjalë për të përfunduar njëherë e mirë.

Nga shtatë urat nga Kukësi në Morinë, pesë prej tyre janë bërë gati për shtrim me asfalt.

Ura më e madhe ajo e uzinës dhe tjetra ngjitur me të ajo e Breglumës ende janë larg përfundimit për shkak se nuk janë ndërtuar plotësisht as këmbët e tyre.

Vetëm një javë më parë rikthyem në qendër të vëmendjes problematikën që po hasin përdoruesit e rrugës me gropat shumta të krijuara në asfalt.

Por reagimi i sipërmarrësve erdhi në një kohë të shkurtër dhe u kujdesën për mbushjen e tyre.

Megjithatë në rrugën e Kombit mbetet shumë punë për të bërë. Qeveria shqiptare për 2018-ën miratoi buxhetin e plotë që nevojitet për përfundimin e punimeve./abcnews.al

 

https://youtu.be/vlAIKjuEzcM