Kryeministri Edi Rama thotë se bllokimi i plotë i Tik Tok do të shërbente si një rrugëzgjidhje, edhe për një periudhë kohe, teksa shprehet se problemet me rrjetet sociale, tashmë po diskutohen në shumë vende të botës.
Nga Kamza, në një diskutim me prindër, Rama deklaroi se qeveria po studion të gjitha aspektet, në lidhje me rrjetet sociale.
“Pjesëmarrja në këto bashkëbisedime me përfaqësitë e prindërve, që na ka dhënë dhe mua më ka dhënë shumë arsye për të qenë optimist për situatën dhe për fuqinë që së bashku mund të bëjmë në përmirësimin e mëtejshëm të situatës. Është fare e qartë që ka një dallim të jashtëzakonshëm midis të gjitha atyre prodhuimeve të politikës dhe medias, lidhur me gjithë sa ndodhi që u bë shkak për këtë proces dhe perceptimin dhe shqetësimit të komunitetit të prindërve, që është perceptim i bazuar në realitetin e shkollës. Këtu në Kamëz, besoj është vend më i duhur për të ballafauqr të gjithë së bashku realietin, zhvillimin e infrastrukturës shkollore. Këtu, ku ne kemi filluar, falë vullnetit dhe këmbënguljes së kryetarit të bashkisë, do ishte mirë të ishte këtu sot, që lidhet me transforimin e të gjithë situatën me inftastuerku , pasqyra ka qenë dramatike. Pasiguria ishte e shtrirë deri në pustetat e hapura në rrugën gjithë baltë të shkollës. Sot, situata është e ndryshuar Shkollat dhe kopshtet në Kamëz. kanë të njëjtat shkolla si shkollat në çdo kryeqytet të Evropës. Ne ballafaqohemi me një problem që është i ri për shoqërinë njerëzore. Fëmijët tanë nuk janë vetëm me ne dhe me shokët. Sot ata kanë edhe një shok tjetër që e preferojnë më shumë se ne, se librat, që është shoku që iu del kur futen në telefon nëpër rrjetet sociale.
Posaçërisht në Tik Tok, por jo vetëm, ata kanë një shok që iu thotë të kundërtën e asaj që m,und t’iu themi ne në shtëpi, mësuesi në klasë. Ne bëhemi palë në gabim, kur për të pasur një moment qetësie, ia lëmë në dorë shokun. Ky është një fakt me të cilat përballen të gjitha shoqëritë sot. Në shtetet demokratike ka filluar një debat. K alindur një cerbat i madh botërisht në shumë vende, që këto rrjete duhet të merren nën kontroll, të paktën për fëmijët nën 16 vjeç. Nuk kakoma mekanizma teknologjike për të vendosur filtra për të ndarë, kush është fëmija, kush është i rrituri. Ne jemi duke i studiuar të gjitha aspektet, jemi të prirur të besojmë, se bllokimi i plotë i Tik Tok, do të ishte rrugë, qoftë edhe për një periudhë, për të parë se çfarë do të bëjnë të tjerët, për ta hequr një shok shumë të keq nga duart e fëmjëve dhe për të pasur më shumë kontroll”, theksoi ai./abcnews.al