Rritje të temperaturave, borë e reshje shiu/ E hëna nis me kthjellime, si do të jetë moti përgjatë javës

schedule09:32 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 09:32 - 11 Dhjetor, 2023

Meteoroligia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit përgjatë kësaj jave. Kjo javë do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët edhe pse do të shoqërohet me vranësira të lehta.

“Kjo javë do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare sidomos kthjellimet do të jenë më të theksuara përgjatë ultërsirës perëndimore. Vranësira më të shpeshta në zonat malore, por nuk parashikohen reshje deri në mbrëmjen e ditës së enjte ku do të ketë zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje në zonat veriore dhe në disa zona në qendër të vendit”, u shpreh Porja.

Gjithashtu nënvizoi se gjatë ditës së premte në territorin shqiptar do të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat malore dhe përgjatë shtrirjes lindore do të kemi reshje dëbore.

“Dita e premte do të risjellë reshje në të gjithë territorin shqiptar dhe reshje dëbore në të gjithën zonën malore përgjatë shtrirjes lindore. Sa i përket vlerave termike, minimalet shënojnë -3 gradë në Peshkopi dhe maksimalja në Sarandë deri në 14 gradë celsius. Të paktën deri ditën e enjte do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave duke kulmuar në 19 apo 20 gradë maksimalja. Dita e premte do të sjellë rënie të temperaturave për shkak të reshjeve. Sa i përket rajonit do të ketë temperatura të ulëta, Kosova -2 dhe -3 dhe maksimalja deri në 14 gradë celsius. Kosova deri ditën e mërkurë do ketë mot me diell dhe dita e enjte dhe e premte do të sjellë reshje dëbore. Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga reshje shiu”, ka thënë ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!