Rritje të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, gazetari: Qeveria ka vendosur masa alternative

schedule10:08 - 18 Qershor, 2020

schedule 10:08 - 18 Qershor, 2020

Gazetari Mentor Gjergjaj në një lidhje më “Skype” nga Prishtina ka folur në “ABC e mëngjesit” për situatën e koronavirusit në Kosovë.

Ai u shpreh se ka një rritje të rasteve të reja me COVID-19, ndërsa shtoi së në kuadër të kësaj qeveria ka vendosur disa masa alternative.

“15 pas lirimit të masave vendi po përballet më një rritje të infektimit të peronave me COVID-19. Vetëm dje kemi pasur 114 raste, duke shënuar një shifër të lartë brenda një dite në Kosovë. Dje qeveria ka vendosur disa masa alternative.

Nuk do të ketë mbyllje apo kufizim, por është këshilluar për reduktim të stafit, respektim i distancës sociale si edhe vendosje e maskave. Ndërkohë kufiri vazhdon të jetë i hapur”, u shpreh ai.

Lexo edhe: Kosova bën të detyrueshme vendosjen e maskave kudo në hapësirat publike

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!