Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritje pagash në administratë/ Rama: Nga 2026 rriten pagat për mësuesit, mjekët dhe policët

schedule11:25 - 6 Nëntor, 2025

schedule 11:25 - 6 Nëntor, 2025

Gjatë vitit të ardhshëm qeveria do rikthejë indeksimin me 2.5% për të gjitha pagat në administratë.

Kryeministri Edi rama tha se kjo politikë do të prekë pagat e punonjësve  në nivel qendror dhe vendor duke ndikuar direkt në rritjen e fuqisë  blerëse.

Ky indeksim do të realizohet në bazë të inflacionit, duke synuar të ruajë standardin e jetesës së qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se  10.600 punonjës shërbimi, përfshirë shoferë dhe sanitarë, do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale 10 mijë lekë shtesë  në muaj.Specialistët do të përfitojnë 5 mijë lekë të reja më shumë, ndërsa mësuesit do të marrin 3 mijë lekë të reja më tepër në muaj.

Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin  parashikohet  rreth 10 miliardë  dhe prek mbi 144 mijë punonjës./abcnewsal

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!