Rritja e rasteve të reja, tre shtetet e mëdha evropiane në “kor”: Tregohuni vigjilentë

schedule08:53 - 12 Gusht, 2020

schedule 08:53 - 12 Gusht, 2020

Rastet e reja me koronavirus vijojnë të jenë në rritje. Për këtë arsye zyrtarë evropianë janë shprehur të shqetësuar përballë një fakti të tillë.

Autoritetet në Spanjë, Francë, Gjermani dhe në vende të tjera janë shprehur të shqetësuar nga shpërthim i rasteve të reja.

Pavarësisht lirimit të disa masave kufizuese, ata janë në përpjekje të vazhdueshme për të ndaluar pirjen e COVID-19.

Kryeministri Francez Jean Castex paralajmëroi se vendi është drejt një rrugë të gabuar prej dy javësh, për shkak se regjistroi dyfishim të numrit të personave të prekur me koronavirus.

Ndërkohë në Gjermani u regjistruan 1.226 raste të reja më COVID-19, njoftoi ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, ndërsa bëri thirrje se jo vetëm personeli mjekësor , por edhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.

Sakaq shifrat e publikuara nga Ministria Shëndetësisë në Spanjë vijojnë të jenë shqetësuese, ku u konfirmuan 3.623 raste të reja, shumica prej të cilave u zbuluan në Katalonjë, Madrid dhe Aragon.