SHBA do të kufizojë udhëtimet hyrëse nga India duke filluar të martën për shkak të rritjes së rasteve dhe varianteve të Covid, sipas një deklaratë nga Administra e Biden.
Këto kufizime nuk do të zbatohen për qytetarët amerikanë apo banorët e përhershëm të ligjshëm.
Ashtu siç është vepruar me të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë, individët që i plotësojnë këto kritere që udhëtojnë nga India duhet të kenë një test negativ para se të largohen nga vendi, të karantinohen nëse nuk janë vaksinuar dhe të të posedojnë sërish një test negativ kur të hyjnë në SHBA.
India është një nga vendet më të prekura. Vendi regjistroi 400 mijë raste me Covid në 24 orë duke çuar numrin e përgjithshëm në 19 milion./abcnews.al