Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

schedule09:41 - 26 Tetor, 2020

schedule 09:41 - 26 Tetor, 2020

Mësimi në shkolla e Kosovës po vazhdon përmes dy formave, kjo për shkak për të pandemisë së koronavirusit. Nxënësit po vijojnë programet mësimore duke u alternuar në mësim në ambientet e shkollës si dhe online. Kjo ka shkaktuar probleme në procesin mësimor, pasi siç thonë ekspertët dhe prindërit, fëmijët po hasin vështirës.

Në shumë shkolla të Kosovës, herë pas herë është ndërprerë mësimi, varësisht nga rastet që kanë pasur me Covid-19. Disa prej tyre kanë kaluar në mësimin online dhe më pas i janë rikthyer shkollës.

Për këtë kalim nga njëri skenar në një tjetër, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, tha për Radio Kosovën se ka ndikuar te fëmijët si dhe në cilësinë e mësimdhënies. Ndërkohë, Shkolla “Faik Konica”, në Prishtinë, aktualisht është duke mbajtur mësim të kombinuar./mv. abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!