Rritja e rasteve me Covid-19, Greqia mund të rivendosë kufizime për udhëtimet

schedule22:24 - 9 Korrik, 2020

schedule 22:24 - 9 Korrik, 2020

Autoritetet Greke mund të rivendosin kufizime udhëtimi në vend nëse rastet me koronavirus vijojnë që të rriten.

Autoritetet në vend kanë njoftuar se janë të gatshme të ri-vendosin kufizime për udhëtime për publikun dhe për udhëtime javën e ardhshme, duke paralajmëruar se udhëzimet e sigurisë për koronavirusin po neglizhohen shpesh, raporton Associated Press.

Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë, tha se autoritetet janë “të vendosura që të mbrojnë shumicën nga pakica joserioze”, duke shtuar se qeveria ka të ngjarë të njoftojë kufizime të reja nëse do të jetë e nevojshme të hënën.

Greqia, e cila vendosi masa të rrepta izolimi, ka mbajtur deri më tani nivelet e ulëta të infektimit. Por, numri i të infektuarve ka nisur të rritet që me heqjen e kufizimeve dhe rifillimin e udhëtimeve  ndërkombëtare javët e fundit.

Petsas u shpreh se autoritetet ishin përqendruar në rritjen e numrit të rasteve në vendet e afërta, në Ballkanit dhe turistët që udhëtuan për në Greqi në kufirin tokësor me Bullgarinë, në pikën e vetme të kalimit që është hapur për udhëtime jo-esenciale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!