Rritja e normës bazë të interesit, Shkodra: Masë anti-inflacion e BSH, do të sjellë shtrenjtim të kredisë

schedule19:30 - 6 Tetor, 2022

schedule 19:30 - 6 Tetor, 2022

Eksperti i ekonomisë dhe financave, Arben Shkodra, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar vendimin e fundit të Bankës së Shqipërisë për rritjen e normës bazë të interesit.

Ai theksoi se ky vendim i Bankës së Shqipërisë është një masë anti-inflacion, e cila po ndiqet edhe nga Bankat Qendrore Europiane.

Sipas tij rritja e normës bazë të interesit do të sjellë shtrenjtim të kredive, por edhe rritje të depozitave.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: 2.25% niveli më i lartë i 8 viteve të fundit sa i takon normës bazë të interesit, cilat janë efektet pozitive dhe negative?

Shkodra: E pritshme janë të gjitha masat që po marrin dhe bankat qendrore në vendet e tjera, pasë kundër inflacionit. Por kjo duhet të marrë spunto dhe të mbështetet dhe nga aktorët e tjerë, por duhet të kemi parasysh se ne kemi një ekonomi informale. Por padyshim që do të ketë shtrenjtim të borxhit, kredimarrësit do të kenë një shtrenjtim të kredisë.

Xhokaxhi: Ju thatë se për shkak të informalitetit, efekti nuk është ai pritshmi?

Shkodra: Për atë pjesë të ekonomisë formale ka efekt, sepse duke u rritur normat e interesit, siç rriten kreditë rriten dhe depozitat. Kemi një rritje të inflacionit dhe kemi goxha galoponte për atë që ekonomi jonë mun d të procesojë. Nëse ne flasim për 8% në gusht sa do të jetë në shtator, besoj më i lartë. Inflacioni i shportës ëhstë i përbërë nga dy pjesë, inflacion i importuar, kemi dhe 30% të inflacionit për shkak të prodhimit, siç është gazi, nafta, energjia elektrike.

Xhokaxhi: Ky inflacion që ne shohim nga prilli në gusht, duket si rritje inflacioniste e përllogaritur, është ky niveli real i inflacionit?

Shkodra: Inflacioni del me një formulë të përcaktuar qartazi, nuk mund të gënjejmë, por mund të marrim kohë, Inflacioni është 8 por dhe 9%. Unë besoj se inflacioni tek shporta është më i madh, i cili mund të jetë i importuar.

/Abcnews.al/