Rritja e frikshme e rasteve me Covid-19, nga mëngjesi i së shtunës nis mbyllja për Greqinë

schedule11:26 - 23 Tetor, 2020

schedule 11:26 - 23 Tetor, 2020

Mëngjesin e së shtunës, ora 06.00, në pjesën më të madhe të Greqisë hyjnë në fuqi masat e reja strikte anti-Covid. Rritja drastike e rasteve ditore me koronavirus bëri që qeveria e vendit të mblidhej për të marrë masa të mëtejshme.

Kreu i qeverisë greke njoftoi dje ndalimin e lëvizjeve me makinë nga ora 00:30 e darkës deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus, raporton abcnews.al.

Në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si “të verdha” apo “të kuqe” do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë në oraret e caktuara.

Do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgjenca. Po ashtu, maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

Përdorimi universal i maskës dhe i shtetrrethimit natën, në 19 njësi rajonale dhe në thelb në 1/3 e popullsisë së vendit, shpresohet që ato të ndalojnë drejtimin e pakontrolluar të virusit dhe qindra diagnozat e reja pozitive që bëhen çdo ditë duke ushtruar presion të madh në sistemin shëndetësor.

Masat e reja të përdorimit të përgjithshëm të maskës dhe shtetrrethimit natën janë vendosur për banorët e Atikës, Selanikut, Achaia, Zakynthos, Heraklion, Kretë, Thira, Janinë, Karditsa, Kea-Kythnos, Lesvos, Mykonos, Pella, Samos, Trikala , Beotia, Larisa dhe Serres.

Kozani dhe Kastori janë në karantinë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!