Ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve dhe produkteve ushqimore. Qindra qytetarë protestojnë përpara Kryeministrisë, ku kërkojnë uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe të naftës pasi është e papërballueshme.
Me pankarta në duar dhe me gjenerator para kryeministrisë në shenjë simbolike, protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë në uljen e çmimin e karburanteve por edhe produkteve të shportës që tashmë janë bërë të pa përballueshme për xhepat e të gjithë shqiptarëve.
Që nga nisja e luftën në Ukrainë, çmim i naftës në vendin tonë pësoi një rritje alarmante duke shkuar 269 lekë, një rekord historik.
Nga ana tjetër vetëm në pak ditë çmimet bazë të shportës ushqimore kanë pësuar një rritje të fortë që varion nga 20 deri në 50 lekë për produkt.Vetëm në pak ditë janë shtrenjtuar qumështi, djathi, vaji, orizi e mielli. Qytetarët ankohen se është e pamundur të përballohet një kostot e tillë e jetesës. Ata shprehen se për të jetuar do të detyrohen të blejnë vetëm gjerat më të domosdoshme.
/abcnews.al