Sektori energjitik në vend ka regjistruar një ecuri pozitive si pasojë e kushteve të favorshme të motit dhe reshjeve intensive të shiut. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë gjatë 4 – mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend u prodhuan rreth 4.4 mln MWh energji, duke regjistruar një rritje të ndjeshme në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 2.9 mln mwh energji.
Po ashtu në muajt e parë të parë të këtij viti edhe konsumi i energjisë arriti në rreth 3.1 mln mwh energji, duke pësuar një rritje të lehtë në raport me të njëjtën periudhën të vitit të kaluar. Një tregues optimis është edhe fakti I uljes së humbjeve në rrjetin e shpërndarjes I cili zbriti në 16.57%, duke shënuar një përmirësim të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 17%.
Risi është fakti se ka pasur një shtim të peshës së energjisë së prodhuar nga parqet fotovoltaike të cilat në total kanë prodhuar rreth 6% të sasisë totale të energjisë elektrike në vend.
Sipas të dhënave zyrtare rezulton se gjatë vitit 2025 në Shqipëri është prodhuar 13.2 % e totalit të energjisë nga parqet fotovoltaike.
Gjatë vitit të fundit në Shqipëri janë futur në prodhim një numër i konsiderueshëm impiantesh fotovoltaike të cilat kanë shtuar prodhimin e energjisë elektrike .
Ky është një tregues mjaft optimist pasi do të ndikoj në uljen e varësisë së sistemit energjitik nga reshjet.



