Rritet numri i viktimave nga Covid në Kosovë, vdes 67 vjeçari në Pejë

schedule11:24 - 19 Korrik, 2020

schedule 11:24 - 19 Korrik, 2020

Një 67 vjeçar ka humbur jetën këtë të diele në Kosovë, duke e çuar 130 numrin e viktimave nga koronavirusi.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se një 67 vjeçar i infektuar me Covid 19 ka humbur jetën në spitalin e Pejës.

Postimi i plotë:

Sot më 19.07.2020 Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 61 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.

Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët.

Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!