Rritet numri i viktimave nga Covid 19 në Kosovë, humbin jetën 3 persona

schedule13:38 - 26 Qershor, 2020

schedule 13:38 - 26 Qershor, 2020

Tre persona kanë humbur jetën këtë të premte në Kosovë duke e çuar në 45 numrin  e viktimave.

Edhe tri viktima të reja nga koronavirusi janë shënuar në Kosovë.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat bëhet me dije se Klinika Infektive e Kosovës, thekson se dy nga viktimat janë nga Prizreni dhe një nga Rahoveci.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.06.2020, janë të hospitalizuar 101 raste.

Sot, nga klinika do të lirohen 16 raste, 13 raste Covid-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi si dhe 3 të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Dje, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit dhe sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. 1964 nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Poashtu, sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili eshte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!