Rritet numri i viktimave në Angli, 639 persona humbin jetën nga Covid-19 brenda ditës

schedule15:52 - 28 Prill, 2020

schedule 15:52 - 28 Prill, 2020

Anglia, Skocia, dhe Uellsi kanë raportuar 639 viktima të shkaktuara nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 21,731.

Gjithsesi, siç raportojnë mediat vendase, bilanci i vërtetë mund të jetë 55 për qind më i lartë nga ai që publikon çdo ditë Departamenti i Shëndetit. Kjo pasi, në këtë bilanc nuk përfshihen njerëzit që humbin jetën jashtë spitaleve.

Të dhënat javore tregojnë se vdekjet që ndodhin jashtë spitaleve e kanë rritur totalin e vdekjeve për 17 prillin në 22,351, një rritje e konsiderueshe nga 14,451 që u njoftuan në atë datë nga Departamenti i Shëndetit.

Nëse e njëjta rritje, me 54.6 për qind, do t’i aplikohej bilancit të së martës, do të thotë që shifra reale e viktimave ka të ngjarë të jetë diku tek 33,600.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gjysma e vdekjeve COVID-19 që po ndodhin rreth e qark Evropës janë duke u regjistruar në shtëpitë e kujdesit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!