Rritet numri i vetëvrasjeve të fëmijëve në Japoni gjatë një viti

schedule13:55 - 14 Tetor, 2021

schedule 13:55 - 14 Tetor, 2021

Numri i fëmijëve që kanë kryer vetëvrasje në Japoni ka shënuar shifra rekord gjatë 2020 me një rritje prej 31%, sipas Ministrisë së Arsimit. 415 të mitur të moshës 6 deri në 18 vjeç kanë kryer vetëvrasje gjatë një viti, numri më i lartë që nga viti 1974.

Vetëvrasjet e fëmijëve i atribuohen një numri faktorësh, siç janë problemet familjare, notat e dobëta në shkollë, marrëdhëniet me fëmijët e tjerë dhe sëmundjet. Sidoqoftë, arsyeja për më shumë se gjysmën e vetëvrasjeve ende nuk dihet.

Rritja e numrit të vetëvrasjeve është jashtëzakonisht shqetësuese, sipas një zyrtari  në Ministrinë Japoneze të Arsimit për NIK, i cili kryen kërkime gjatë gjithë vitit në të gjitha nivelet për të mbledhur të dhëna mbi vetëvrasjet, ngacmimet dhe braktisjen e shkollës. Raporti i këtij viti gjithashtu tregoi se më shumë se 190,000 fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme nuk ishin prezentë në shkolla për më shumë se 30 ditë, që është gjithashtu një rekord dhe 8% më shumë nga viti shkollor i mëparshëm.

“Rezultatet tregojnë se pandemia shkaktoi ndryshime në mjedisin e shkollës dhe familjes, me pasoja në sjelljen e fëmijëve,” tha i njëjti zyrtar për NIK.

/abcnews.al