Në Shkodër këtë të hënë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus duke e çuar në 27 numrin e pacientëve aktivë me koronavirus.
Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se dy rastet e reja me koronavirus në Shkodër janë vatër e vjetër dhe familjarë të rastit të konfirmuar një ditë më parë. Rasti i djeshëm dyshohet se infeksionin e ka marrë nga fqinjët të cilët kanë qenë të konfirmuar me koronavirus.
Familjarët e tij nuk kanë shfaqur simptoma, por pas marrjes së tamponëve ato kanë rezultuar pozitivë me Covid 19.
Lexo edhe: Kalon mbi 1 mijë numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri, ku ishin rastet e reja
Ndërkohë gazetari bën me dije se nga rastet aktive vetëm 7 raste deri më tani janë me simptoma ndërsa pjea tjetër janë pa simptoma, vetëm dy janë të shtruar në spital./abcnews.al