Një rast i ri është konfirmuar këtë të hënë në Shkodër duke e çuar në 17 numrin e të sëmurëve aktiv në këtë qytet.
Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se rasti më i ri është një infermier, duke e çuar në 9 numrin e personelit mjekësor të infektuar deri më tani në Shkodër.
Infermieri është pjesë e repartit të sanatoriumit në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Infermieri dyshohet se e ka marrë infeksionin nga kontakti me pacinetë të ndryshëm mund dhe të ketë marrë infeksionin.
Ndërkohë sot ishte dhe dita me numrin më të vogël të rasteve të reja të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë. Vetëm katër raste të reja janë konfirmuar, duke e çuar në 872 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid 19.
Lexo edhe:Sot rekordi në 8 javë, vetëm 4 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
Betejën me këtë sëmundje deri më tani e kanë humbur 31 persona. /abcnews.al