Rritet numri i të infektuarve, Koreja e Jugut mbyll sërish 251 shkolla 2 ditë pas hapjes

schedule16:05 - 29 Maj, 2020

schedule 16:05 - 29 Maj, 2020

Koreja e Jugut është detyruar që të rimbylle të paktën 251 shkolla pas një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus. Pas disa muajsh mësimi online, rreth 2.4 milion fëmijë u kthyen në bankat e shkollës të mërkurën.

Gjithsesi dy ditë më vonë 251 shkolla në Bucheon, në perëndim të Seoul-it u detyruan që të t’i mbyllin sërish dyert. Mbyllja vend pas shfaqjes së një vatre të re koronavirusi në një magazinë që drejtohet nga firma më e madhe e tregëtisë online në Korenë e Jugut, Coupang.

Tashmë vendi regjistroi të 56 raste më shumë me koronavirus brenda 24 orëve, edhe pse kishte arritur që të mbante një numër të ulët rastesh ditore deri më tani.

Koreja e Jugut është një nga vendet që është përshëndetur si histori suksesi pasi arriti që të ndërhynte në kohë për të menaxhuar epideminë. Që nga regjistrimi i rastit të parë e deri më tani, vendi numëron vetëm, 269 vdekje nga Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!