Iku frika apo policia “liron dorën”? Rritet ndjeshëm numri i makinave që lëvizin rrugëve të Tiranës

schedule16:19 - 2 Prill, 2020

schedule 16:19 - 2 Prill, 2020

Numri i automjeteve që qarkullojnë në kryeqytet është dukshëm më i lartë se në ditët e mëparshme të izolimit. Thuajse në të gjitha  zonat e Tiranës nga orët e para të mëngjesit deri në orën 13.00 kishte trafik mjetesh.

Uniformat blu të cilat qëndrojnë në rrugët kryesore të Tiranës, vazhdojnë kontrollet. Polica u kërkon drejtuesve të mjeteve, përveç autorizimit për të dalë me makinë edhe dokumentacionin e mjetit.

Në të gjitha postablloqet e ngritura, ka efektive nga policia rrugore, e rendit, edhe policia ushtarake. Blutë e kryeqytetit, ndalojnë për kontroll edhe drejtuesit e motorcikletave, duke u kërkuar lejen për të lëvizur.

Nga policia nuk kanë munguar edhe kontrollet për këmbesoret në rruge, nëse kanë marrë apo jo leje dalje.

Gjatë  24 orëve të fundit Policia e Shtetit, në të gjithë vendin ka ka ndëshkuar 10 drejtues mjetesh. Masat më të shumta janë heqje e lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti pasi kanë shkelur urdhrin e ndalimit të qarkullimit.

Ndërsa 45 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë prej 10 mije lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa qenë të pajisur me leje dalje. /abcnews.al