Numri i të infektuarve me koronavirus në Turqi është rritur në 947. Sipas të dhënëve të bëra të ditura nga autoritetet në vend, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 277 raste të reja.
Deri më tani, në Turqi kanë ndërruar jetë 21 persona, prej këtyre 12 e kanë humbur betejën me Covid-19 vetëm ditën e sotme.
Duke qenë grupi më i cënueshëm nga koronavirusi, Turqia ka vendosur që të moshuarit që janë më të mëdhenj se 65- vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme të shtunën.
Ministria shkruante në një deklaratë:
“Që nga mesnata sot, qytetarët e moshës 65-vjeçare dhe lart si dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike janë të kufizuar të dalin nga shtëpitë e tyre dhe të ecin në zona të hapura si parqe, kopshte.” /abcnews.al/