Niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur ndjeshëm këto ditë, ashtu siç nuk prashikohej. Por bashkë me prurjet kanë mbërritur dhe mbeturinat.
Liqeni i Fierzës po tejkalon parashikimet.
Niveli i tij po rritet çdo ditë dhe duket një situatë e kënaqshme dhe deri tani lehtësisht e menaxhueshme për KESH.
Edhe 16 metra i duhen për në kuotën maksimale,dhe që nga reshjet e fundit është rritur me të paktën 11 metra.
Bashkë me prurjet e shumta të ujit, te cilat i kalojnë 2000 metër kub në sekonde, lumenjtë kanë sjellë edhe materiale ndotëse në liqen, përfshirë ato plastike, lëndë drusore e mbeturina të ndryshme. Erërat e ditëve të fundit i kanë larguar drejt bregut e gjireve të fshehta të liqenit.
Peshku duket se është me bollëk dhe peshkatarët kanë shfrytëzuar këto ditë për gjueti,duke i hedhur rrjetat dy herë në ditë./abcnews.al