Rritet me 46% numri i të infektuarve me variantin Delta në Britani

schedule13:15 - 2 Korrik, 2021

schedule 13:15 - 2 Korrik, 2021

Sipas një deklaratë të institutit të shëndetit publik në Angli numri i rasteve me variantin Delta është rritur me 50,824 që nga java e kaluar duke regjistruar një total prej 161,981 rastesh.

Kjo përbën një rritje prej 46%. Dr Jenny Harries, shefi ekzekutiv i Institutit tha se rastet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të rriten dhe është shumë e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për të mbrojtur veten dhe njerëzit që duam është të vaksinohemi, të testohemi dy herë në javë dhe të lajmë sa më shpesh duart. Megjithëse rastet po rriten, ne nuk po shohim një rritje proporcionale të personave që janë shtruar në spital.

Në bazë të të dhënave, vendi ka treguar sukses në fushatën e vaksinimit,” përfundoi ai. s.ba/abcnews.al