Rritet me 150% numri i të infektuarve në Francë

schedule14:08 - 21 Korrik, 2021

schedule 14:08 - 21 Korrik, 2021

Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve në Francë është dyfishuar. Vendi regjistroi 18,000 raste, në krahasim me 7,000 të një jave më parë, që sipas autoriteteve i atribuohet variantit Delta.

Sipas të dhënave, Franca ka shënuar një rritje prej 150% gjatë një jave, numri më i lartë i të infektuarve që nga maji.

“Ne kemi një armë, vaksinën,” tha Olivier Veran, ministri i shëndetësisë.

“Tani nuk është koha për dyshim,  është koha për imunitet kolektiv. Për përgjegjësinë kolektive,  vaksina është i vetmi mjet për të eliminuar Covid-19, përfundoi ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!