Rritet me 11.7% papunësia në vitin 2020

schedule14:17 - 5 Maj, 2021

schedule 14:17 - 5 Maj, 2021

Pasojat që pandemia la në aktivitetet ekonomike u reflektuan dhe në tregun e punës.

Numri i të papunëve në Shqipëri u rrit me 0.2% vitin që lamë pas në krahasim me paraardhësin.

Instituti i Statistikave ka publikuar raportin për 2020-ën  dhe shkalla e papunësisë për popullsinë mbi  15 vjeç rezulton 11. 7%.

Të papunë në vendin tonë janë  164 mijë e 613 persona ndërsa të punësuar rreth 1 milion e 200 mijë vetë.

Meshkujt duket se e kanë pasur me të lehtë gjetjen e një pune se femrat. Shkalla e papunësisë tek ta është 0.4% më e ulët.

Numrin më të madh të të punësuarve në vend e zënë moshat nga 25 deri në 54 vjeç ndërsa sektorët që kanë përqindjen më të lartë janë shërbimet dhe bujqësia.

Në të dhënat e Institutit të Statistikave bie në sy se 46,1 % janë të punësuar me pagë, 33,3 % janë të vetëpunësuar ndërsa 20,6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Gjirokastra dhe Korça renditen ndër Qarqet me shkallën më të lartë të punësimit ndërsa  Dibra dhe Lezha kanë nivelin më të lartë të papunësisë.

Në viti 2020 INSTAT thotë se është rritur  dhe paga mesatare bruto.  Një I punësuar në Shqipëri paguhet mesatarisht 53.662 lekë ose 2.4% më shumë se në 2019-ën.

/abcnews.al/