Rritet kërkesa për qiratë ditore në Durrës, të huajt shfaqin interes për blerje apartamentesh

schedule11:41 - 9 Gusht, 2023

schedule 11:41 - 9 Gusht, 2023

DURRËS- Qyteti i Durrësit nuk zgjidhet thjesht për të kaluar pushimet, por turistët e huaj kanë shprehur interes për blerje apartamentesh në zona të ndryshme, por pjesa më e preferuar e tyre është vija bregdetare.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, referuar bisedave që ka zhvilluar me përfaqësues të pasurive të paluajtshme, thotë se shtetasit e huaj, kryesisht rusë, çekë dhe polakë, kërkojnë të blejnë apartamente.

“Ka pasur interes të jashtëzakonshëm nga biznesmenë, të cilët i kanë mundësi financiare që mund të blejnë një shtëpi të dytë apo të tretë në vijë bregdetare. Interes ka pasur nga shtetas rusë, ukrainas, çekë dhe polakë. Janë ata që dominojnë tregun e pasurive të paluajtshme përsa i përket vijës bregdetare, por ka pasur edhe kërkesa  për blerje edhe në zonë të tjera të qytetit, “, tha ai.

Një tjetër trend, i cili po vjen gjithnjë e në rritje lidhet me kërkesat për qira ditore. Specialistja për pasuritë e paluajtshme Xhesika Dema u shpreh se qiratë ditore, kryesisht në vijën bregdetare, variojnë nga 70-100 euro nata.

“Në këto dy tre viteve të fundit ka një shtim të kërkesave për qira ditore. Nëse flasim për Durrësin, zonat më të kërkuara janë Vollga, qendra e qytetit, vija bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Qerret të Kavajës”, theksoi ajo./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!