Rritet incidenca e të infektuarve me Covid në Itali, më e lartë se në janar tek moshat nën 20-vjeç

schedule15:43 - 1 Mars, 2021

schedule 15:43 - 1 Mars, 2021

Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali bën me dije se incidenca tek të infektuarit me  Covid është rritur gjatë muajit shkurt.

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë autoritetet bëjnë me dije se nga fundi i janarit incidenca e rasteve me Covid është rritur për grupmoshën nën 20-vjeç.

Personeli shëndetësor bën apel që të përshpejtohet vaksinimi për mësuesit.

Nga ana tjetër BE njoftoi se shumë shpejt dërgesa për dozat e vaksinës do të rriten, me qëllim parandalimin e përhapjes së zinxhirit të infektimit nga Covid-19.

/abcnews.al/