Durrësi rikthehet me 12 të prekur, zgjerohet Tirana: Ku janë rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

schedule13:33 - 31 Mars, 2020

schedule 13:33 - 31 Mars, 2020

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmoi 20 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Numri më i madh i rasteve të reja janë konfirmuar pikërisht në qytetin e Durrësit, i cili përjetoi një qetësi në këtë drejtim pas rasteve të para gjatë fillimit të krizës së koronavirusit në vend, shkruan abcnews.al.

Siç raporton Minsitria e Shëndetësisë, në Durrës janë konstatuar 12 të prekur të rinj duke e çuar numrin total të rasteve në 26 në këtë rreth.

Rrethi i dytë me zgjerimin më të madh në rasteve me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit është Tirana me 5 persona që rezultuan pozitivë.

Gjatë ditës së sotme nuk ka patur asnjë rast të ri në Korçë, ndërsa është shënuar nga një rast i ri në Fier dhe Shkodër.

Në total, Shqipëria numëron 243 raste me koronavirus, 13 persona kanë ndërruar jetë, kurse 52 persona janë shëruar. Ministria njofton ndërkohë që 78 persona gjenden të shtruar në spital.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit
12 raste Durrës
5 raste Tiranë
1 rast Shkodër
1 rast Korçë
1 rast Mirditë.  /abcnews.al

Ecuria e koronavirusit ne Europen Jug-Lindore