Rritet çmimi i “dritave” në Kosovë/ Uran Haxha: Asnjë investim prej vitesh, shumë qytete janë lënë në harresë

schedule17:16 - 27 Shkurt, 2025

schedule 17:16 - 27 Shkurt, 2025

Uran Haxha gazetar ekonomie, foli për situatën me energjinë elektrike në Kosovë.  Haxha gjatë intervistës në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, u shpreh se linjat janë të vjetra dhe se shumë qytete janë lënë në harresë.

Ai u shpreh se prej vitesh nuk ka pasur asnjë investim, dhe se në rrjet ka shumë humbje. Më pas shtoi se Kosova nuk i plotëson dot nevojat e veta për energjinë gjatë dimrit.

“Ky është një debat që përsëritet në fillim të çdo viti. Gjithçka kalon në zyrën e rregullatorit të energjisë, kanë dërguar disa çmime që janë më të mëdha. Nuk do të thotë që do të pranohen nga rregullatori i energjisë. Ne përballemi me një situatë jo të këndshme ku duhet të furnizohemi prej importit. Ne përballemi me ndërprerje të energjisë elektrike si rrjedhojë. Ne si Kosovë kemi qenë më të ulët në rajon të energjisë elektrike. Ky çmim i ulët është mbajtur artificialisht duke lënë që të mos investohet më shumë në rrjet dhe gjithmonë dimri është me krizë. Në 21 vite asnjë prej kapaciteti nuk është investuar në Kosovë. Kemi pasur termocentrale, Kosova C, ose me pas i njohur si Kosova e Re që ka nis si ide me 2000MW dhe ka përfunduar deri në vitin 2021 me 500 megawat, kur përfundimisht nuk u bë kurrë. Nga ana tjetër është shtuar edhe konsumi edhe rutina e njerëzve dhe duke mos pasur asnjë ndërhyrje nuk e zbut këtë konsum të madh”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!