Si shumë vende të NATOs- edhe Shqipëria po rrit buxhetin për mbrojtjen. Për vitin 2025, 52,7 miliard lekë nga buxheti i shtetit i takojnë mbrojtjes së vendit, më i madhi i miratuar në dekadat e fundit.
Në fokus të investimeve është modernizimi i Forcave të Armatosura. Vendi synon të armatoset, nisur nga situata e sigurisë e rendit boteror që ka ndryshuar, teksa paqja nuk është më e sigurtë.
Abc Neës mëson se brenda vitit 2027 do të prodhohen municionet e para, si objektiv i ministries se Mbrojtjes për rijetezimin e industrisë ushtarake në ish unizat e dikurshme, që prej vitesh janë jashtë funksionit.
Janë disa kompani që kanë shfaqur interes për të bashkëpunuar për prodhimin, fillimisht vetëm të municioneve, ndërsa është shoqëria tregtare “KAJO. sh.a” që do të udhëheqë këtë proces.
Flota Detare do të ketë së shpjejti tre luftënaije. Në 8 prill në Shqipëri mbërrin nga Italia një korvetë, nga klasi Cassiopea e dhuruar nga marina italiane për forcën tonë detare. Pas një servisi dhe remonti të përgjithshëm, kjo anije do të jetë aktive për shërbim deri në 15 vitet e ardhshme.
Në fokusin e mbrojtjes së Shqipërisë është edhe Forca Ajrore. Abc Neës ka mësuar se brenda pesë viteve synohet të përgatiten 32 pilotë. Buxheti për mbrojtjen parashikon investime edhe për modernizimin e Bazës ajrore të Farkës. Gjithashtu përforcimi i flotës me të tjerë helikopterë, pas blerjes së black haëk, që aktualisht janë “krenaria” e forcës ajrore. Ministria e Mbrojtjes nuk përjashton edhe mundësinë e blerjes së avionëve ushtarakë në të ardhmen, por kjo shihet si një plan afatgjatë.
Prej marsit te vitit 2024, baza ajrore e Kuçovës është baza taktike e NATO-s. ndërsa modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, teksa më herët qeveria turke i ka dhuruar shqipërisë dronë bajraktarë.
Strategji e mbrojtjes mbetet gjithashtu edhe rritja e pagaës për ushtarakët. Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm nuk shihet ende si alternativë për ministrinë e Mbrojtjes, që do të thotë se nuk ka hapa konkretë.
Por Shqipëria ka një ligj të votuar në Kuvend për rezervistët. Pra Forca Rezerviste të përbëjë 20% të forcës aktive në ushtri, ose të arrijë një personel prej rreth 2.100 vetash në 5-6 vjetët e ardhshëm./abcnews.al

