Rritet bilanci në Turqi, 21 të vdekur dhe 947 të infektuar nga koronavirusi

schedule08:29 - 22 Mars, 2020

schedule 08:29 - 22 Mars, 2020

Turqia ka konfirmuar 12 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e vdekjeve në 21. Në llogarinë e tij në “Twitter”, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se personat që kanë humbur jetën nga koronavirusi janë të moshuar.

Gjithashtu Koca tha se në 24 orët e fundit janë bërë 2.953 teste tek personat që dyshohet se janë infektuar me koronavirus dhe se 277 prej tyre janë testuar pozitiv. Ndër të tjera ai shtoi se numri i përgjithshëm i të infektuar në vend rritet në 947.

“Le t’i paralajmërojmë njerëzit tanë të moshuar. Ata duhet të respektojnë kufizimet e largimit nga shtëpia”, shkroi Koca. Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë botën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!