Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup emigrantësh që protestuan në ishullin e Lesbos të shtunën, katër ditë pasi zjarret dogjën kampin e refugjatëve Moria, raporton Reuters
Qindra azilkërkues protestuan pasi ata ishin të detyruar të flinin në rrugë, trotuare, ndërsa të tjerë kanë udhëtuar drejt fshatrave më të afërt për të kërkuar ujë dhe ushqim. Tensionet vazhduan të rriteshin ndërsa qindra emigrantë që brohorisnin “Liria” marshuan në një rrugë që të çon në portin e Mytilene, të cilën policia e kishte bllokuar. s.ba/abcnews.al

