Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës

schedule07:24 - 10 Mars, 2024

schedule 07:24 - 10 Mars, 2024

Shqipëria

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor por nuk priten reshje. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C vlera më e lartë në rang territorit që pritet në ultësirën perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Do të mbeten ende prezente masat ajrore verilindore duke kushtëzuar në Republikën e Kosovës; mot kryesisht të qëndrueshëm me kthjellime në të gjithë territorin e Kosovës por pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësirat; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë Republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 1°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së veriut do të jëtë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku pjesa e parë e ditës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore – Jugperënidmore. Ndërsa pas-mesdite parashikohet të ketë kalime të lehta të vranësirave në vend, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Rajoni dhe Evropa

Brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Po ashtu; me mot të kthjellët por të ftohtë do të paraqiten vendet e Europës Lindore ndërsa vijojnë me vranësira dhe shira; ishujt Britanikë, gadishullin Iberik si edhe disa zona në qëndër të Europës ku rrebeshe shiu priten në Hollandë, Belgjikë dhe Gjermani. Po ashtu; nën ndikimin e reshjeve të dëborës dhe ngricave të theksuara do të vijojë moti në gadishullin e Skandinavisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!