Rriten rastet, Franca raporton rekord të ri ditor me 13.500 raste të reja të Covid-19

schedule11:12 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:12 - 21 Shtator, 2020

Franca raportoi 13,498 raste të reja të konfirmuara Covid-19 gjatë 24 orëve të mëparshme, duke vendosur një rekord tjetër në infeksionet shtesë ditore që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja e shtynë totalin kumulativ në 442,194 ndërsa mesatarja lëvizëse shtatë ditore e infeksioneve të reja ditore u rrit në më shumë se 9,700, krahasuar me një minimum prej 272 në fund të majit, dy javë pasi u hoq bllokimi.

Një qarkullim më i shpejtë i virusit dhe një rritje me gjashtëfish të testimeve janë dy arsyet kryesore për shkallën e rritjes, janë shprehur epidemiologët.

Numri i të infektuarve në Francë që kanë vdekur nga Covid-19 u rrit me 26 viktima më shumë ditën e shtunë, një rritje e dukshëm më e ulët se e regjistruar një ditë më parë.

Autoritetet shëndetësore raportuan një kërcim të papritur të numrit ditor të vdekjeve në vend nga Covid-19, për shkak të rasteve të pa raportuara në një spital pranë Parisit.

N.D./abcnews.al