Nuk mjaftoi pandemia, tani qytetarët duhet të paguajnë “taksën covid”

schedule10:54 - 23 Maj, 2020

schedule 10:54 - 23 Maj, 2020

Rriten çmimet pas hapjes së parukierive dhe restoranteve, tashmë ju duhet të paguani edhe “Taksën Covid”

Duket se hapja e parukierive apo restoranteve nuk ka sjellë edhe aq pozitivitet tek njerëzit shkak për këtë janë bërë taskat shtesë që klientët duhet të paguajnë në fund të shërbimit.

 

Codacons raporton rritje mesatare prej 25% për prerjen e flokëve ose stilimin e tyre. Për më tepër, njërëzit e kanë quajtur “Taksa e Covid”.

Zakonisht taksa që është vënë nga parukierit ka qënë 2 deri në 4 euro por ka pasur edhe raste të tilla që taksa ka qënë 10 euro për shërbimin.

Taksa Covid  është denoncuar nga bashkimi kombëtar i klientëve. “Kjo është një lloj takse sanitare e aplikuar nga parukierët dhe disa dentistë – shpjegon Presidenti Massimiliano Dona.

«Ne po marrim dhjetëra raporte për rritjen e çmimeve të parukierive» shpjegon Codacons, i cili bazuar në kostot mesatare në qytetet e mëdha, llogarit se si çmimi i një prerje shkon nga një mesatare prej 20 në 25 euro (+ 25%), por duke i shtuar edhe taksat arrin në + 66%.

Gjithashtu janë rritur edhe çmimet e kafesë në bar nga 2 euro në Milano në 1 dhe 50 euro në Romë./abcnews.al