“Rrini në shtëpi”, India masa drastike për shkëlësit e karantinës

schedule22:44 - 26 Mars, 2020

schedule 22:44 - 26 Mars, 2020

Masat e marra në mbarë botën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë nga më të ndryshmet. Në kuadër të këtyre masave autoritete indiane kaanë paralajmëruar shtetasit e tyre se nëse nuk e respektojnë karantinën do të qëllohen nga ushtria.

Ky paralajmërim shumë i ashpër erdhi pasi mijëra persona u panë sot duke mbajtur radhë për ushqime, duke mos respektuar distancimin social.

Ndër të tjera mediat ndërkombëtare raportojnë se në shtetin Telangana, kryebashkiaku Kalvakuntla Chandrashekhar kërcënoi në këtë mënyrë: “Ju lutem, mos e bëni veten që të shkojë deri këtu puna. Administrata nuk mund të ndalojë secilin prej jush dhe do të më duhet të thërras ushtrinë dhe t’i them që të qëllojnë këdo që shkel karantinën. Ju lutem, qëndroni në shtëpi”.

Në Indi ka 649 raste me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve është 13. Ndërkohë sipas një parashikimi të bërë nga ekspertët rezulton se deri vitin tjetër, 500 milionë indianë mund të preken nga koronavirusi deri vitin tjetër, duke shkaktuar rreth 1 milion viktima./abcnews.al