Një avion zjarrfikës i Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve në Turqi u rrëzua të shtunën në provincën Kahramanmaras. Mediat turke raportojnë se tetë persona kanë mbetur të vdekur. Viktimat janë pesë rusë dhe tre turq.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) raportoi se një helikopter dhe një aeroplan ofruan mbështetje për përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në lidhje me avionin zjarrfikës që u rrëzua në Kahramanmaraş.
Nga ana tjetër, Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi se avioni Be-200 që u rrëzua në Kahramanmaraş ra gjatë uljes pas misionit të shuarjes së zjarrit dhe një ekip u dërgua në rajon për të hetuar incidentin. g.v/abcnews.al