Rrëzohet avioni në Kaliforni, 2 të vdekur

schedule09:28 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 09:28 - 24 Dhjetor, 2022

Një avion privat Cessna 150 është rrëzuar në një plazh në Kaliforni duke shkaktuar 2 viktima. Bëhet fjalë për  ish-kryebashkiakun e Santa Monica, Rex Minter dhe pilotin.

Aksidenti ndodhi vonë të enjten pasdite (me orën lokale) në plazhin Santa Monica, ku në atë moment ndodheshin disa vizitorë. Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit (FAA) tha se piloti raportoi për probleme në motro pas ngritjes nga aeroporti Santa Monica.

Plazhi Santa Monica është një atraksion turistik, me 9 milionë vizitorë çdo vit.

/abcnews.al